Me ftesën e Çelësi Media Group, përgjatë 3 muajve të Pandemisë së Covid-19, kësaj nisme solidariteti të biznesit me qytetarët iu bashkuan plot 132 biznese të njohura shqiptare duke ofruar solidaritet, mbështetje, lehtësira dhe donacione për mijëra qytetarë në situatën e vështirë të karantinimit.

Mbi 65.000 qytetarë aksesuan platformën online që Çelësi Media Group ndërtoi dhe vuri në shërbim të kësaj nisme, duke u njohur me gjithçka bizneset tuaja ofronin dhe duke përzgjedhur shërbimet dhe produktet që më të nevojshme e më të përshtatshme për ta.

Mirënjohje dhe falenderim për të gjitha bizneset që u bënë bashkë dhe kontribuan në këtë nismë!

Falenderim për të gjithë qytetarët që e vlerësuan dhe I besuan kësaj nisme, vlerësim I shprehur përmes atyre qindra mesazheve të ardhura në adresën tonë elektronike dhe në rrjetet sociale!

Të nderuar që na zgjodhët!

Çelësi Media Group

“Të qenit zgjedhja juaj e parë, na obligon të vijojmë të jemi edhe zgjidhja juaj më e mire!”